Lajmet e fundit

10 vjeçari Art Fejziu ishte i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova.
Ai befasoi me njohuritë e tij për gjeografinë dhe hartën e botës.
Arti tregoi se flamujt e parë që i ka ditur janë ai i Kosovës dhe i Shqipërisë.
“Mami më ka thënë të mësojmë globin dhe pak edhe në TV e kemi mësu. Në llaptop i kam pas edhe do loja për shtete me i ditë edhe qashtu jam mësu”, tha Arti.
Së bashku me moderatorin Lindritin ai ka gjetur shtete të ndryshme në globin që e mbante në tavolinë.
Ndërkaq, djaloshi 10 vjeçar ka treguar edhe shumë gjëra të tjera lidhur me flamujt, kontinetet e shtetet e botës.