Lajmet e fundit

Hillary Clinton është bërë shumë emocionale përderisa e diskutoi çështjen e ngacmuesve të fëmijëve me një vajzë 10 vjeçare.
Në një ngjarje ku ajo ishte e pranishme, një vajzë 10 vjeçare që quhet Hannah Tandy, mblodhi guximin e saj dhe e pyeti ish Sekretaren e Shtetit amerikan rreth planeve të saja për luftimin e ngacmimit të fëmijëve, dhe një gjë e tillë e preku shumë edhe publikun edhe Hillary Clinton-in.
Sipas raportuesve të CNN-it, zëri i Clinton-int dridhej taksa ia dha përgjigjen në këtë pyetje, duke i thënë vajzës së vogël se mediat sociale e kanë ngritur ne piedestal çështjen e ngacmimit të nxënësve nëpër shkolla, dhe se janë shkollat ato që duhet punuar më shumë për ngritjen e vetëdijes sa i përket këtij problemi.
Hannah ka thënë se ia bëri këtë pyetje kandidates për presidente, për shkak se shpesh e dëgjon Clinton duke treguar për bisedat që ka pasur me njerëz, mirëpo kurrë nuk ka thënë se dikush e ka pyetur për problemin e ngacmimit të nxënësve nëpër shkolla, shkruan People, transmeton Klan Kosova.