Lajmet e fundit

Përqindja e fëmijëve amerikanë të diagnostifikuar me çrregullim të vëmendjes dhe hiperaktivitetit apo ADHD është rritur në 10% nga 6% sa ishte para 20 vjetëve është bërë e ditur pas një studimi.
Sipas Dr. Wei Bao nga Universiteti IOWA arsyeja ende nuk dihet por ai tha se kjo gjë është befasuese.
“Është shumë e zakonshme tani, një në dhjetë fëmijë”, ka thënë Bao për NBC News, përcjell Klan Kosova.
Ky hulumtim ka përfshirë më shumë se 180 mijë fëmijë të moshës katër deri 17 vjeç nga viti 1997 deri 2016.
Anketimi është bërë në prani të prindërve apo kujdestarëve të cilët janë pyetur nëse fëmija ka qenë i sëmurë ndonjëherë me ADHD.
“Në periudhën 20 vjeçare nga viti 1997 deri 2016, ne kemi gjetur një rritje të personave të diagnostifikuar me ADHD në vitet 1997-1998 deri 2015-2016”, thuhet në Revistën Amerikane të Mjekëve.