Lajmet e fundit

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës ka zhvilluar sot aksion në qytetin e Prishtinës, në tri lokacione të ndryshme, në të cilat disa subjekte të lojërave të fatit kishin zhvilluar aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë këtij aksioni zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë konstatuar se këto subjekte ishin duke operuar pa vendim –licencë përkatëse të ATK-së.
Si rezultat i këtij operacioni janë mbyllur dy lokale si dhe janë konfiskuar pajisje të cilat janë të pa licensuara.
Ndërsa, gjoba e lëshuar nga ky aksion për këto subjekte është në vlerë 10, 000 euro.
Aksioni është duke vazhduar edhe në lokacione tjera, për të verifikuar informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, duke mos i respektuar dispozitat e Ligjit për Lojërat e Fatit, transmeton Klan Kosova.