Lajmet e fundit

Të rriturit u tregojnë dhe spjegojnë fëmijëve se çfarë duhet të bëjnë, por rrallë ndodh e kundërta, që të dëgjohet zëri i fëmijëve.
Ja 10 gabimet e prindërve sipas fëmijëve:
1. Kohë pas kohe prindërit nuk bëjnë atë që thonë. Na thonë të mos e bëjmë diçka, por ata vetë e bëjnë
2. Nuk na besojnë
3. Na vendosin shumë rregulla dhe na kufizojnë mendimet tona
4. Nuk na lënë të lirë lidhur me zgjidhjet e të ardhmes,
5. Kërkojnë nga ne të realizojmë ëndrrat dhe dëshirat e tyre të parealizuara
6 . Nuk mund ta pranojnë faktin se ne mund të jemi njerëz me karakter dhe vlera të ndryshme prej tyre
7. Nëse jeni djali i vogël i familjes apo djali i vetëm , nënat na rrisin si burrat e tyre të vegjël
8. Çdo gjë e mendojnë në emrin tonë duke na vendosur përpara zgjidhjeve të gatshme. Na e vendosin peshkun përpara, por nuk na mësojnë të peshkojmë për të
9. Duke plotësuar nevojat tona material mendojnë se i plotësojnë detyrat e tyre si prindër
10. Dashurinë të cilën nuk e kanë marrë mirë nga prindërit e tyre, e kanë të vështirë të na e japin