Nuk u pëlqen të flasin - Nuk është e vërtetë. Ata thjesht nuk pëlqejnë të flasin për tema që nuk iu interesojnë, ndërsa kur hapen tema që i interesojnë, mund ta vësh re se nuk pushojnë se foluri.
Janë të turpshëm - Disa janë të tillë, por jo të tillë. Ata preferojnë t’i ruajnë energjitë e tyre dhe të mos i shpenzojnë mbi tema që nuk i sjellin asnjë përfitim.
Janë të pasjellshëm - Nuk është e vërtetë, pasi siç e përmendëm edhe më sipër, ata marrin pjesë vetëm në temat që u interesojnë, por kjo nuk i bën ata të pasjellshëm.
Nuk i pëlqejnë njerëzit - Thjesht kanë natyrë të rezervuar dhe jo tepër të hapur si ekstrovertët, por edhe ata si çdo person, kanë njerëzit që u pëlqejnë dhe njerëzit që nuk u pëlqejnë.
Urrejnë të dalin në publik - Introvertët pëlqejnë vendet e qeta dhe nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në një vend. Sapo arrijnë atë që kërkojnë, ata kthehen në qetësinë e shtëpisë së tyre.
Nuk u pëlqen të kenë pranë sa më shumë njerëz - Introvertët kalojnë më tepër kohë vetëm, se sa ekstrovertët, por kjo nuk do të thotë se nuk u shijon koha që kalojnë me njerëzit e tjerë.
Janë të çuditshëm, por në fund të fundit, a nuk është çdokush i çuditshëm në mënyrën e vetë? Edhe ata ashtu si gjithë të tjerët, nuk duan të paragjykohen për personalitetin e tyre.
Nuk dinë se si të bëjnë qejf - Jo, edhe ata dinë si të bëjnë qejf, por në mënyrën e tyre, të ndryshme nga mënyra e ekstrovertëve, shkruan bota.al. Pra, ata kanë përkufizimin e tyre të kënaqësisë.
Mendojnë vetëm për veten e tyre - Mund të duken si të tillë, sepse mbajnë shumë brenda vetes dhe nuk shprehen, por gjithsesi nuk janë arrogantë. Thjesht duan kohë të fitojnë pavarësinë e tyre.
Mund të shndërrohen në ekstrovertë në ditë - Janë bërë studime të shumta për të parë shndërrimin e tyre në ekstrovertë dhe sërish ata nuk munden dot të jenë plotësisht të tillë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.