Lajmet e fundit
Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve dhe kategorive tjera, deri më tani ka pranuar 10 mijë ankesa. Udhëheqësi i sekretariatit të këtij komisioni, Faik Fazliu, thotë se gjithçka përfundon brenda muajit qershor.

Komisioni qeveritar për njohje dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së ka pranuar më shumë se 10 mijë ankesa deri më tani, për verifikimin e listave fillestare nga të gjitha zonat operative të UÇK-së.
Kështu ka njoftuar për gazetën Epoka e re, Faik Fazliu, udhëheqësi i sekretariatit të këtij komisioni.
Ai po ashtu, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave përfundon afati për ankesa, dhe nëse gjithçka merr sipas planit, atëherë listat përfundimtare e pa gabime do të dalin në muajin qershor.