Lajmet e fundit

Radio Klan Kosova, sot i ka mbushur një vjet, pasi pikërisht në festën e madhe shqiptare, kjo radio filloi transmetimin.
Albion Muhaxhiri nga emisioni “Radioaktiv”, ka thënë se gjatë një viti është arritur një sukses i lartë.
“Një vit fantasik, me njerëz të ri në këtë profesion, me dashuri shumë të madhe në punë, për këtë vit kemi pasë kënaqësinë, të punojmë të gjithë bashkë dhe besoj që për një vit me korr një sukses të paparë”, ka theksuar Muhaxhiri.
“Po domethënë, konsideroj për një vit është ngrit dhe pasuruar shumë sa i përket sa i përket aspektit programor, përmes programit të mirë kemi synuar të depërtojmë te dëgjuesit tanë dhe për t’i mbledhur sa më shumë në familjen tonë”.
Teksa Dafina Jegeni, e cila gjithashtu është moderatore në emisionin “Radioaktiv”, shtoi se është kënaqësi për të që është pjesë e stafit Klan Kosova FM
“I veçantë, dashuria e parë është radioja, jam përmbushur plotësisht me këtë rast, që jam pjesë e një stafi shumë të mirë, dhe platformë të re si Klan Kosova FM”, shtoi ajo.