Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të prillit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta.
Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu, përcjell Klankosova.tv.
" Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales", thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
[caption id="attachment_2029686" align="aligncenter" width="567"]Parashikimi i motit[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.