Lajmet e fundit

Sot janë bërë një muaj nga vdekja e humoristit të madh shqiptar, Rasim Thaçi –Cima.
Aktori ndërroi jetë më 26 mars pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me COVID-19, njofton Klan Kosova.
Pak ditë para se të ndërronte jetë, vajza e tij Adelina Thaçi pati kërkuar ndihmë publike nga njerëzit të cilët e kishin kaluar koronavirusin, e që mund të dhuronin gjak me antitrupa.
Cima la pas një karrierë të gjatë në aktrim, duke përjetësuar kujtime të cilat nuk do të shuhen kurrë.