Lajmet e fundit

Hyri fuqishëm në treg, duke u bërë kështu njëra ndër artistët e reja të pëlqyera që në fillim nga publiku shqiptar.
Diona Fona, e cila disa javë më parë u fut në tregun muzikor me këngën “Havera” tashmë ka arritur suksesin e saj, duke grumbulluar kështu mbi 1 milion klikime në youtube, njofton Klan Kosova.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe këngëtarja e cila gëzimin e ndau në rrjete sociale, por edhe ekipi i RedBox Entertainmet të cilët u kujdesën për muzikën e këtij projekti, me tekst nga Gjiko.
Diona, javë më parë tha për Klan Kosova se ky është vetëm fillimi, duke premtuar shumë për të ardhmen.