Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK.
Ndërkohë, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe të vëllait të tij, Arbi Veliaj.
Aktivistja Zhaklin Lekatari ka komentuar rreth ngjarjes në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, duke thënë se sipas raportimeve “Ajola paska qenë karremi i saj famëkeq, sepse telefoni i saj është konfiskuar i pari.
Në telefonin e saj janë gjetur blerje deri në 1 milion euro në veshje dhe bizhuteri".
Sipas akuzave, çifti Veliaj dyshohet se ka qenë pjesë e një skeme të mirëorganizuar të pastrimit të parave, e cila realizohej përmes organizatave joqeveritare (OJQ), në emër të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë.
Paratë e pastruara më pas futeshin sërish në treg, përmendi Lekatari./Klankosova.tv.
Ndiqni intervisten e plotë, në videon në vijim:
https://youtu.be/LwMIcCZy2zo
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.