Lajmet e fundit

Policia e Kosovës bënë të ditur se deri në këto momente nuk ka ndonjë problem që vlen të theksohet, në këtë ditë feste, e që mund të ndërlidhet me këto zhvillime, pra situata e përgjithshme është e qetë dhe nuk ka pasur probleme.
Gjithashtu bëjnë të ditur se si rezultat i fluksit të madh të lëvizjeve të qytetarëve me automjetet e tyre për festen e 1 Majit janë krijuar kolona në dalje nga Republika e Kosovës për në Republikën e Shqipërisë.
" Me këtë rast janë ndërmarr të gjitha masat duke përfshirë edhe koordinimin dhe njoftimin e autoriteteve të Shqipërisë për këto kolona dhe pritje, ndërsa si rezultat i këtyre veprimeve rreth orës 09:40 ka filluar kontrolli më i lehtësuar në kufij, dhe rreth orës 10:15 janë zvogëluar kolonat e automjeteve dhe trafiku është zhvilluar normal pa pritje" njofton Policia.