Njësit e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave në gjashtë vende, vetëm gjatë javës së fundit.
Në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues, i cili ishte duke transportuar 1,500 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia, përmes rrugëve ilegale.
Në regjionin e Prizrenit gjatë kontrollës se një ngarkese është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e mallit, ku sasia e tyre ishe rreth 680 kilogramë.
Në regjionin e Mitrovicës po ashtu janë parandaluar futja 450 litrave pije joalkoolike, 2,000 copë mikro-kabllo telefona, si dhe 10,800 copë vezë të freskëta.
Në rastin e fundit, dogana ka arritur të parandaloj një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 70 pako çokollata.
Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura është mbi 6,000 mijë kilogramë.
“Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.