Lajmet e fundit

Real Madridi kaloi shumë herët në avantazh ndaj rivalëve të qytetit, në duelin e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.
Atletico i rezistoi "Merengezëve" vetëm katër minuta, njofton Klankosova.tv.
Ishte braziliani Rodrygo ai i cili e ngriti në këmbë stadiumin "Santiago Bernabeu", kur realizoi një gol fantastik.
Por vetëm pak momente më vonë, i njejti futbollist ishte protagonist i një situate, prej të cilës vendasit kërkuan penallti.
[caption id="attachment_2519528" align="alignnone" width="1903"]
Momenti i ndërhyrjes së Galan ndaj Rodrygos, të cilin gjyqtari Turpin e konsideroi të rregullt.[/caption]
Megjithatë, ndërhyrjen e Javi Galan, i cili e mbajti për krahu sulmuesin e Realit, gjyqtari i këtij takimi, francezi Clément Turpin, e konsideroi si të rregullt, raporton Klankosova.tv.
"Los Colchoneros" sikur morën motiv nga ky episod dhe në minutën e 32-të, e gjetën golin e barazimit, me një super realizim nga argjentinasi, Julian Alvarez.
[caption id="attachment_2519529" align="alignnone" width="1891"]
Julian Alvarez duke festuar golin e barazimit në "Santiago Bernabeu"[/caption]
1-1 u mbyllën 45 minutat e para, duke premtuar një pjesë të dytë edhe më të zjarrtë.
Real Madrid - Atletico Madrid, po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!